Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehet i kënaqur që Vitia ka marrë lajme të mira nga rezultatet e mbrëmshme të IKSHPK-së për rezultatet e të testuarëve për COVID-19.
Sipas Halitit, në bazë të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 14 mostrat e testuara të gjitha janë negative, kurse një person i infektuar me COVID -19 është shëruar plotësisht. Me këtë numri i të shëruarve shkon në 20.
Kryetari Haliti vlerëson lart disiplinën e qytetarëve për zbatim të rekomandimeve, të cilat po sjellin rezultate. Gjithashtu, ai iu uron shëndet të shëruarit, të fundit.
I pari i komunës, u ka dëshiruar shëndet dhe tejkalim sa më të shpejtë të gjendjes edhe të infektuarve tjerë, duke uruar që së shpejti t’i kthehemi normalitetit të gjithë.