/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Adem Jashari”, në Viti, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta dy viktimat, meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit policor, gjatë arrestimit lëndime ka pësuar edhe një zyrtar policor i cili pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj njëri nga viktimat për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar si dëshmi një kaçavidë, një kubëz betoni si dhe nga të dyshuarit kanë konfiskuar edhe një sasi prej një gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/
fotoilustruese