Mërgimtari Shaip Deda, ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të rrobave shumë përdorimëshe për Njësinë e zjarrëfikjes, personelin shëndetësor dhe policinë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Gjithashtu, janë siguruar edhe maska mbrojtëse për këto sektorë. Institucionet komunale t Vitisë kanë shpreh falenderim për këtë donacion duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm për stafin që është në vazhdimësi në shërbim të qytetarëve.