DYLON

Haliti: Janë ndihmuar mbi 2500 familje me mbi 4000 pako ushqimore e higjienike

Haliti: Janë ndihmuar mbi 2500 familje me mbi 4000 pako ushqimore e higjienike
Avatar photo Redaksia

Prej paraqitjes së virusit COVID-19, më 13 mars 2020, Komuna e Vitisë përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka trajtuar me kujdes aspektet më të rëndësishme funksionale.

Përveç faktorit shëndetësor dhe atij të sigurisë, rëndësi të veçantë i ka kushtuar edhe komponentës sociale.

Sipas kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili edhe kryeson KKMSH-në, gjendja financiare është rënduar për një kategori të caktuar të qytetarëve.

EkoHigjiena

Ai tha se lista e familjeve në nevojë, në kohën e pandemisë, është zgjeruar, për shkak se shumica dërmuese e bizneseve nuk kanë punuar, prandaj familjet kanë shumë pak, apo nuk kanë fare të hyra.

Haliti ka bërë të ditur se deri më tani, në tri faza, Komuna e Vitisë për mbi 2500 familjeve ka dhënë mbi 4000 pako ushqimore dhe higjienike me artikuj bazik, si dhe miell, patate e bukë, të siguruara nga donatorë të ndryshëm, shoqata, biznese dhe individë.

Harmonizimi i listave dhe shpërndarja është bërë përmes këshillave të fshatrave, të mbështetura edhe nga Kryqi i Kuq dhe Shoqata “Nëna Terezë”.

Për këtë Haliti ka falënderuar dhuruesit dhe të gjithë që kanë kontribuar.

Ai ka njoftuar se në fazën e katërt do të shpërndahen edhe 1500 pako tjera ushqimore e higjienike si dhe miell, të siguruara nga buxheti komunal.

Haliti tha se Komuna e Vitisë, përmes Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës Operative do të vazhdojë angazhimin dhe koordinimin për t`u mbrojtur nga pandemia e gripit, përfundimisht.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.