KKMSH: Nga 23 qytetarë të testuar për COVID-19 të gjithë kanë rezultuar negativ, presim rritjen e numrit të shëruarve megjithatë ju bëjmë thirrje për kujdes dhe respektim të masave.
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka mbajtur sot mbledhje të rregullt ku është diskutuar për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se sërish ka lajme të mira për këtë komunë pasi që nga 23 qytetarë të cilët janë testuar dje me këtë virus nuk ka rezultuar pozitiv asnjë prej tyre.
Ai tha se nga 23 mostrat e marra 22 kanë qenë ri testime kurse vetëm një testim i ri dhe shtoi se me këtë rritën mundësit që numri i të shëruarave në këtë komunë të rritet .
Megjithatë Kryetari Haliti ju bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rekomandimet e ekspertëve.
Ai tha se gjithashtu po bëhen parapërgatitjet për shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjenike të ndarë me vendim të kuvendit komunal duke shtuar se ky proces do të jetë transparent.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili potencoi se policia do të vazhdoj me pikat e kontrollit për të parë se a po respektohet orari i qarkullimit nga qytetarët.
Komandanti Halili, falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me policinë dhe shtoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe me tej në të mirën e qytetarëve të kësaj komune.