DYLON

Komuna e Vitisë nderon dëshmorët

Komuna e Vitisë nderon dëshmorët
Avatar photo Redaksia

Me rastin e 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, por edhe të rënies së dëshmorëve Hoxhë Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli sot një delegacion i komunë së Vitisë në krye me Kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Po ashtu homazhe janë bërë edhe te bustet e Hoxhë Jonuz Zejnullahu dhe vëllezërve dëshmorë Gursel e Bajram Sylejmani pasi që këta dëshmorë nuk janë të varrosur në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Homazhe në varrezat e dëshmorëve ju janë bashkangjitur edhe Fatbardha Emini zv. ministre e MAPL-së, Qemajl Rexhepi, Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti, Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Viti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili por edhe përfaqësues të FSK-së si dhe të subjekteve politike dhe të tjerë.

EkoHigjiena

Përndryshe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19 sivjet kjo ditë nuk është shënuar me aktivitete kulturo, artistike e sportive.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.