Si pasojë e disa punimeve të cilat janë duke u zhvilluar nëpër distrikte, KEDS-i njofton konsumatorët se gjatë dy ditëve të ardhshme, do të kenë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike. Sot do të ketë ndërprerje rryme edhe në NS 35/10 kV Kllokot si dhe në NS 110/35/10 kV Vitia.
Më 25.08.2016 në NS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet:
Dalja10 kV – Kllokoti (61065004) nga ora 11:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kllokoti, Radivojci, Budrika, Remniku, fshati Gjjylekarë.
Arsyeja e shkyçjeve: ndërrimi i transformatorve në Budrik dhe Kllokot.
Më 25.08.2016 në NS 110/35/10 kV Vitia do të shkyçen:
Dalja 10 kV Begunca (61067010) prej orës 11:00 deri në orën 14:00.
Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Begunca, Lubishta, Shasharja, Letnica, Vernakolla.
Arsyet e shkyçjes: ngritja e shtyllës së betonit e cila është nën largpërçues ekzistues, nga kompania G3 Inxhiniering.