Për shkak të aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë ditës së enjte më 3 Gusht, me rastin e shpalljes Qytetare Nderi e Vitisë, të ish presidentes së Konfederatës së Zvicrës Michel Calmy Rey, Policia e Kosovës përmes Zyrës për Informim Publik të komunës së Vitisë, ka bërë të ditur se do të ketë mbyllje të përkohshme të rrugëve nëpër qendër të qytetit për një kohë të caktuar.
Siç bëhet e ditur bazuar në planin operativ të Policisë së Kosovës në Viti:
Nga ora 14:20 do të fillojnë mbylljet kohë pas kohe të rrugës “Adem Jashari” , nga vendi tek pasqyra deri tek sheshi “Nijazi Azemi” te parku i qytetit.
Kurse nga ora 15:30, mbyllet tërësisht për qarkullim rruga “Brigada 173” , konkretisht tek Sheshi “Calmy Rey”, përballë kishës katolike në Viti, e cila do të jetë e mbyllur deri në ora 17:00.