Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast në Viti, ku raportohet se një qytetar, me nënshtetësi amerikane është arrestuar, pasi që i njëjti nëpërmes rrjeteve sociale, dyshohet se ka shantazhuar dhe ka kanosur viktimën femër K-shqiptare.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Është informuar zyra për shtetas të huaj.