Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në fshatin Pozheran Komuna Viti, gjatë kontrollit rutonor në trafik me datën 22.12.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shtetas i Kosovës M.I. (1997).
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh për veprat penale ‘’ Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/