/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas një pune intensive në teren nga Policia e Kosovës, njësia e hetimeve të stacionit policor në Viti në bashkëpunim me njësitet hetuese të Policisë së Kosovës në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshimtin e dytë K. I. (1993) i cili dyshohet se ishte në bashkëveprim me personin e arrestuar, ditë më parë, si i dyshuar kryesor për emetim (shtypje) dhe shpërndarjen të monedhave të falsifikuara.
Zëdhënësi Hashani tha se besohet të jenë të involvuar në së paku shtatë raste të shpërndarjes së monedhave të falsifikuara në zonën e Vitisë. Po ashtu besohet se të njëjtit kanë vepruar edhe në shumë qytete tjera të Kosovës dhe jashtë vendit.
“I dyshimti është intervistuar nga hetuesit policor në prezencë të avokatit mbrojtës ku janë gjet dëshmi të qëndrueshme se ai është i përfshirë në këtë vepër penale. Lidhur me rastin prokurori për krime të rënda ka urdhëruar ndaljen për 48 orë të tij”, ka thënë Hashani.
Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
lexo edhe: Viti: Bastiset shtëpia e të dyshuarit për prodhimin e parave falso