Sipas raportit policor, ja rastet e regjistruara në statistikat policore për: “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. Katër të arrestuar në Viti.
Rruga “Agim Ramadani”, Viti 14.05.2020 – 15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti është takuar nga policia në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rruga “Rexhep Bislimi”, Viti 14.05.2020 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Fshati Drobesh, Viti 14.05.2020 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.