/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftu se sot me 05 shtator 2016 në orët e herëshme të mëngjesit ma saktë rreth orës 02:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Magjistrale Viti-Gërlicë në udhëkryqin e fshatit Smirë që lidhet me këtë magjistrale. Rastit me urgjencë i janë përgjegjë njësiet e Trafikut Rajonal duke dalë në vendin e ngjarjes.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga hetimet fillestare dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur, atëherë kur Automjeti Transportues “Iveco”, me targa regjistrimi KS, drejtuar nga vozitës shqiptar shtetas i Kosovës, M. M. (1993) i cili ishte duke lëvizur nga Fshati Smirë në drejtim të Vitisë, me të arritur në udhëkryqin që lidhë rrugën lokale të fshatit Smirë me rrugën Magjistrale Viti – Gerlicë, dyshohet duke bërë kyçje të pasigurt me synim që të kthehet në drejtim të Vitisë ndeshet frontalisht me veturën “VW Bora”, me targa regjistrimi 05, drejtuar nga vozitësi Shqiptar Shtetas i Kosovës (1986), i cili paraprakisht ishte duke lëvizur nga Vitia në drejtim të Gerlicës.
“Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident vozitësi i veturës “VW Bora”, ka ndrrua jetë në vend të ngjarjes, gjersa bashkëudhëtari i tij me lëndime të rënda trupore është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes ka prezantuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin Mjeko Ligjor në Prishtinë për Autopsi”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Sipas tij, i dyshuari M.M.(1993) po me vendim të prokurorit të shtetit ndalet në mbajtje për 48 orë. Rethanat e këtij aksidenti të rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal nga Gjilani. /2L ONLINE/