Policia në Viti shton angazhimet në zbatim të vendimit të Qeverisë për respektim të masave kundër Covid-it.
Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të vendimit të fundit të qeverisë së vendit për masat anti Covid-19, për zbatimin e masave të parapara zyrtarët policorë në Viti kanë shtuar angazhimin dhe aktivitetin në terren për zbatimin e masave të parapara me vendimin e fundit të qeverisë.
Gjatë patrullimit rutinor oficerët policor në Viti kanë ndaluar dhe kanë identifikuar një person për mos respektim të masës së vetëizolimit.
Ndaj të njëjtit është shqiptuar masa kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të respektojnë masat e parapara në vendimin e fundit të Qeverisë si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku të parandalojmë dhe ta përballojmë pandeminë me më pak pasoja për shëndetin e përgjithshëm të popullatës sonë.
Ndaj të gjithë personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19. /2LONLINE.com/