• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Zeka: Të gjithë mësimdhënësve do t’ua paguajmë obligimin ligjor për shujta për tri vitet e kaluara!
Gjilan Politikë

Zeka: Të gjithë mësimdhënësve do t’ua paguajmë obligimin ligjor për shujta për tri vitet e kaluara!

Redaksia 2LONLINE 31 Gusht, 2021 2 minuta lexim
 Zeka: Të gjithë mësimdhënësve do t’ua paguajmë obligimin ligjor për shujta për tri vitet e kaluara!

Izmi Zeka, që dikur drejtonte degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan ,e më pas pati pozita në qendër, kur ky subjekt politik ishte në pushtet, duke përfshirë pozitën edhe të zëvendësministrit, në ministri të ndryshme, iu është rikthyer Gjilanit, pasi është bërë pjesë e listës së këtij subjekti në garën për Kuvend Komunal, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

E rikthimin e tij në Gjilan e bënë edhe me një premtim që ndërlidhet me mësimdhënësit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Zeka qysh tani jep një premtim që ka të bëjë me shujtat e mësimdhënësve,  të cilat, siç thotë ai, do t’iu paguhen nëse PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe në krye të Gjilanit do të vije, kandidatja e PDK-së për kryetar komune.

“PDK, që në fillim të mandatit udhëheqës, do t’i kryej obligimet ndaj mësimdhënësve në Gjilan për shujtën ditore.  PDK në Gjilan, në krye me kandidaten Leonora Bunjaku në mandatin e saj katërvjeçar, respektivisht në fillim të mandatit, të gjithë mësimdhënësve do t’ua paguaj obligimin ligjor për shujta për tri vitet e kaluara”, ka thënë Zeka.

Ai shtoi se me PDK-në në pushtet nuk do të lejohet që mësimdhënësit për një të drejtë të tyre ligjore të ballafaqohen në gjykata.

“Arsimi është prioritet i PDK-së dhe si i tillë do të trajtohet në mandatin qeverisës”, ka thënë Zeka, kandidat i PDK-së për asamblenë komunale të Gjilanit, organ ky që dikur edhe e kryesonte, kur me Gjilan qeveriste PDK-ja. /2LONLINE.com/

Etiketat:aktuale Gjilan Izmi Zeka mësimdhënësve PDK zgjedhje
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Ministri Mehaj ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë

17 Maj, 2022
Gjilan

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022
Nacionale

Asgjësohen 1 mijë e 447 municione eksplozive

17 Maj, 2022
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim një grup të profesorëve dhe studentëve

17 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” vazhdon të realizojë projekte të rëndësishme

17 Maj, 2022

Identifikohet nga ana e policisë vozitësi i cili ka shkaktuar kundërvajtje në trafik

17 Maj, 2022

Kryetari Hyseni pret në takim ministri Çeku, vizitojnë edhe ekspozitën për masakrën e Llashticës dhe ekspozitën Postmortum të heroit Agim Ramadani

17 Maj, 2022

Gjykata cakton masën e sigurisë të pandehurit F. A.

17 Maj, 2022

Sadiku: Gjilani është shembull për harmoni mes komuniteteve

17 Maj, 2022

Zëdhënësi Ismet Hashani ngjitjen në majën e Everestit ua kushton kolegëve të rënë në detyrë

17 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com