(2L ONLINE) – Në komunën e Vitisë në këtë vit shkollor në afatin e qershorit kanë marrë pjesë në test 1060 nxënës të të dy shkollave, Gjimnazit dhe Shkollës së Mesme Profesionale. Mbarëvajtja e testit është zhvilluar sipas planifikimit dhe nuk është shënuar ndonjë shkelje apo parregullsi, ndërkohë që testi është organizuar në 7 qendra: dy qendra në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, një qendër në shkollën “Bafti Haxhiu”, një qendër në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, e gjithashtu nga një qendër testimi në shkollat fillore në Kabash, Smirë e Skifteraj.
Në Gjimnazin “Kuvendi I Lezhës”, kalueshmëria e maturantëve është 53.8 %, pra nga 531 maturantë, testin e kanë kaluar 286. Ndërsa në Shkollën e Mesme Profesionale, kalueshmëria është 21.95% dhe nga 442 maturantë, prej tyre rezultatin pozitiv e paten 97.
Marrë në përgjithësi, kalueshmëria mesatare e maturantëve të komunës së Vitisë është 39.40 %. Zyratërt arsimor të komunës së Vitisë, kanë vlerësuar se duke pasur parasysh kushtet e përgjithshme të shkollave, siç janë infrastruktura shkollore, sidomos në shkollën e mesme profesionale, pastaj mungesa e kabineteve dhe laboratorëve, kabineteve për mësim praktik në shkollën e mesme profesionale, mund të konstatojmë se kalueshmëria e maturantëve tanë është e kënaqshme, sepse edhe në nivel vendi kalueshmëria sillet 52 % dhe kështu komuna e Vitisë renditet ne një vend mesatar në nivel vendi. /2L ONLINE/