Në Këshillin e Internacionales Socialiste që po mbahet në selinë e OKB-së në New York, janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes.
Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe Kryetar i Internacionales Socialiste.
Është hera e pestë që Lëvizja Vetëvendosje merr pjesë në mbledhjet e Internacionales Socialiste, thuhet në komunikatë ne Vetëvendosjes.