(2L ONLINE) – Qytetarët e vullnetit të mirë anë e kënd kah gjinden po vazhdojnë t’i realizojnë premtimet e tyre të deklaruara në mbrëmjen humanitare të organizuar nga Komuna e Gjilanit, për të ndihmuar familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Komunën tonë.
Në xhirollogaritë zyrtare të Komunës së Gjilanit, deri sot janë deponuar nga njerëzit e vullnetit të mirë rreth 80 mijë euro dhe mbi 15 mijë frangave zvicerane.
Kryetari Lutfi Haziri ka shprehur falënderimin e tij për të gjithë ata që po kontribuojnë për t’u dalë në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan. Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që kanë premtuar në mbrëmjen humanitare që t’i bëjnë ato realitet përmes xhirollogarive zyrtare.
Vetëm gjatë ditës së djeshme bashkatdhetari ynë Visar Robeli, Anroted GMBH, ka deponuar 10 mijë euro, po ashtu, Nehat Spahiu nga Mishtorja Malësia ka deponuar në këtë xhirollogari 2000 euro, pastaj kontributin e tyre e kanë dhënë edhe bashkatdhetarët tanë të tjerë të cilët të detajuar do t’i ofrojmë në listën e mëposhtme.
Për hir të transparencës, Komuna e Gjilanit do të vazhdoj t’i bëjë publike shumat e deponuara të secilit kontributdhënës. /2L ONLINE/