Së paku pesë njerëz kanë vdekur dhe 63 të tjerë janë lënduar nga stuhia. Ndonëse më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të ciklonit ne Bangladesh.
Në këtë shtet janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 70 kilometra në orë.Më shumë se një mijë shtëpi janë shkatërruar dhe shumë fshatra janë vërshuar tërësisht nga uji.
Cikloni ‘Fani’ ka shkaktuar dëme të mëdha material në Bangladesh, pavarësisht se fuqia e tij u dobësua kur erdhi nga pjesa veriore e Indisë.
Shkalla e rrezikshmërisë së ciklonit u ul nga autoritetet, por ai ende ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të vërshuar shumë fshatra që ndodhen në zona të ulëta bregdetare.