Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mund të ketë vranësira kalimtare.
Temperaturat do të lëvizin në mes 12 e 24 gradë Celsius.
Ndërsa, nesër pritet të ketë më shumë vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë ato do te sillen në mes 11 e 21 gradë Celsius.