Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e parë e vikendit do të karakterizohet me një mot pak sa ma të freskët, krahasuar me ditët që i kemi lënë pas. Temperaturat minimale do të luhatet në mes 13C- 16C, kurse maksimalet e ditës do të luhaten në mes 27C- 29C. Era do ta ndërrojë drejtimin e lëvizjes nga jugperëndimi në veri dhe veriperëndim, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-4m/s , gjë që të dielën do të kemi edhe më tutje ulje të temperaturave.
Kjo freski do të vazhdojë edhe ditën e hëne, kurse nga dita e marte temperaturat maksimale do të arrijnë në 30C.
Këto ulje të temperaturave janë rezultat i masave ajrore të cilat vijnë nga veriu dhe të cilat mund të sjellin edhe ndonjë rigë të dobët dhe të izoluar të shiut, kryesisht në vendet kodrinore-malore.
Nga dita e marte edhe për gjatë vijës bregdetare do të kemi ngritje të temperaturave maksimale deri 32C.
Këto masa të ngrohta të ajrit pas ditës së hëne do ta përfshijnë tërë Gadishullin Ballkanik.