DYLON

Sot fillon Premier League

Avatar photo Redaksia

Premier League, njëra ndër ligat më të forta në botë, do të nis sot me sfidën Manchester United-Sëansea City që luhet në “Old Trafford” në orën 13:45. Emocionet e kësaj ligë atraktive pas disa muajve pushim rikthehen përsëri. Gara për majat e tabelës këtë herë duket se do të jetë edhe më ashpër se vitin e kaluar.

Pesëshja e madhe, Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea e Liverpool, sërish duket se do ta kenë fjalën kryesor, por në Premier Legaue nuk përjashtohet mundësia që edhe ndonjë tjetër skuadër të befasojë pesëshen e madh, sidomos nga ana e Tottenham-it e Everton-it.

EkoHigjiena

Sezonin i ri do të nis me ndeshjen Manchester United-Swansea City, ndërkaq, kampioni në fuqi, Manchester City kampionatin e ri do ta hap nesër në udhëtim tek Newcastle United, kurse, Arsenal e Liverpool para fansave të tyre synojnë pikët e para në duel me Crystal Palace përkatësisht Southampton-in, kurse Chelsea sfidën e parë e luan të hënën mbrëma në transfertë kundër Burnley-t.

Premier League

Sot takohen:

13:45, Manchester United-Swansea City

16:00,Leicester City-Everton

16:00, Queens Park Rangers-Hull City

16:00, Stoke City-Aston Villa

16:00, West Bromwich Albion-Sunderland

16:00, West Ham United-Tottenham Hotspur

18:30, Arsenal-Crystal Palace

Nesër takohen:

14:30, Liverpool-Southampton

17:00, Newcastle United-Manchester City

Të hënën takohen:

21:00, Burnley-Chelsea

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.