Që prej zbulimit të saj, dekadën e shkuar, viagra dhe disa mjekime të tjera të ngjashme kanë ndihmuar dukshëm në përmirësimin e shëndetit seksual të meshkujve të prekur nga impotenca.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se përmirësimi i shëndetit seksual nuk është i barazvlefshëm me përmirësimin e gjendjes psikologjike.
Në një studim, kërkuesit zbuluan se jeta e meshkujve të prekur nga këto shqetësime nuk është përmirësuar në ndonjë nivel të rëndësishëm.
Studimi i “LiveScience” u përqendrua në 40 meshkuj, të cilët përdornin për herë të parë këto mjekime dhe përpara nisjes së kurës, ata u pyetën në mënyrë të detajuar për gjendjen e tyre psikologjike.
Në përfundim të kohës së studimit, përdoruesit e viagrës shpesh paraqitën të njëjtën gjendje psikologjike, ndërsa në disa raste u evidentuan edhe përkeqësime.
Kështu, midis të anketuarve kishte edhe pre tyre që shfaqnin shenja depresioni dhe përdorimi i viagrës nuk i kishte ndihmuar ata për të zbutur problemet e tyre psikologjike.