(2L ONLINE) – Policia ka raportuar se në Gjilan ka ndodh një aksident trafiku në mes të një veture me targa lokale, që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe të një motoçiklete me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.
Deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit-i dyshuari në një pikë karburanti ka bërë kthim të pasigurt dhe pa i dhënë përparësi kalimi drejtuesit të motoçikletës që ishte duke qarkulluar në anën e kundërt.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor./2L ONLINE/