(2L ONLINE) – Një aksident Trafiku me lëndime është regjistruar në statistikat policore të Rajonit të gjilanit. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mehmet Akif Ersoy” të Gjilanit kur vozitësi me veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur çiklistin.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili pas tretmanit në Spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK.
Vozitësi i automjetit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/