DYLON

Gjilani fiton me përmbysje rezultati

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Skuadra e Gjilanit ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion deri sa para publikut të vet e ka mposhtur 2 Korrikun pas përmbysjes së rezultatit në pjesën e dytë. Kjo fitore e mban skuadrën gjilanase në kreun e tabelës me 6 pikë nga dy ndeshjet e para.

Dy ndeshje dy fitore, ky është bilanci i skuadrës së drejtuar nga Musa Selimi që regjistron triumfin e radhës pas mposhti 2 Korrikun.

EkoHigjiena

‘’Kemi shënuar një fitore mjaft me rëndësi përballë një skuadre të forte siç është 2 Korriku dhe mendoj se jemi favoriti kryesor për tu rikthyer në elitë’’ u shpreh pas ndeshjes tekniku gjilanas, deri sa mbetet i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij megjithëse ka ende elemente për tu përmirësuar.

Pjesa e parë
Me ritëm mjaft të lartë u zhvilluan 45 minutat e pjesë lojës së parë deri sa edhe efikasiteti nuk vonoi shumë. Vetëm pas tre minutave lojë, Qerimi i mysafirëve befasoi vendasve duke shënuar gol me kokë nga këndorja.

Kundërpërgjigjja vjen shpejtë nga Visar Sermaxhaj deri sa shënon nga ndërprerja në minutën e 14-të, deri sa mesfushori shpërdoroi një mundësi të mire shënimi para se të realizonte. Gjithsesi kjo ishte e gjitha që kishin rezervuar futbollistët përgjatë këtij fraksioni deri sa drama do të zhvillohej në pjesën e dytë.

Pjesa e dytë
Gjilani shpejt do të gjente golin e avantazhit në pjesen e dytë përmes Jasharit mirëpo do ta kishte vështirë ta mbante atë deri sa miqtë rrezikojnë deri në frymën e fundit. Rastin më të mire për të barazuar tek udhëtuesit e kishte i riu Boshnjaku deri sa gjuan drejt e në duart e Malokut një minutë para fundit të ndeshjes.

Mirëpo për kundër humbjes tekniku i verdh e bluve mbetet i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij. ‘’ i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi, kemi zhvilluar një ndeshje të mire që në fund u vendos nga përvoja. Gjilani ka një skuadër mjaft të forte dhe mendoj se me meritë e fitoi ndeshjen’’, përfundoi Arsim Thaqi.

Gjilani – 2 Korriku 2:1
Stadiumi i Qytetit në Gjilan
Shikues: 400
Gjyqtarë: L.Hasani, N.Hyseni, F.Kiqina
Kartonë të verdhë: Shaqiri – Kaqiu, Kadriu, Beqiri, Qerimi
Golashënues: Sermaxhaj 14’, Jashari 47’ – Qerimi 3’

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kastrati, Emini (Maliqi), Beqiri, Mustafa (Ademi), Shaqiri, Morina, Sermaxhaj (Kosumi), Jashari, Blakqorri. Trajner: Musa Selimi

2 Korriku: Kaqiu, Kadriu, Beqiri, Ismajli, Prapashtica, Hamiti, Boshnjaku, Qerimi (Stublla), Zeneli, Sahiti (Fejzullahu), Ademi (Bajrami). Trajner: Arsim Thaqi

/Drilon SYLEJMANI/2L ONLINE/

/fotoilustrim/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.