Kandidatët për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga Vetëvendosje, bashkë me kryetaren e Qendrës, deputeten Besa Baftiu, gjatë takimeve të shumta me qytetarë të shumë në lagjen “Arbëria”, shpalosën zotimet e Vetëvendosjes gjatë mandatit katërvjeçarë të udhëhequr nga Sami Kurteshi, kryetar.
Lëvizja Vetëvendosje përkrah të gjitha bizneset e vogla dhe qytetarët për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Përparësi kanë të gjitha prodhimet vendore, ndaj ju inkurajojmë që të prodhoni sa më shumë për nevojat e vendit.
Me VV-në do të jenë të barabartë të gjithë sepse ne jemi kundër nepotizmit, korrupsionit dhe politikës së klaneve, të cilat i kanë sjellë Gjilanit njëmijë e një të zeza. Kësaj politike të vjetër, i ka ardhur fundi, ndaj ju të nderuar qytetarë, me votën tuaj të 22 tetor, mund ta dërgoni në pension politik përgjithmonë!
Kandidatët për asambleistë nga radhët e VV, janë profesionistë të fushave të ndryshme të cilët bashkë me kryetarin e ardhshëm, Sami Kurteshi janë të përkushtuar për ta bërë ndryshimin e madh të cilin po e presin me padurim të gjithë gjilanasit.
Vetëvendosje – Qendra, Gjilan
sponsorizuar nga Vetëvendosje