Imrane Thaqi: PDK është forca e ndryshimit për Gjilanin

Imrane Thaqi: PDK është forca e ndryshimit për Gjilanin

Imrane Thaqi është kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Kuvendin Komunal të Gjilanit.

#PDK94
Imrane Thaqi #33

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan dhe kryetari Zenun Pajaziti, e nderuan duke i dhënë besimin për të kandiduar për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet komunale të 22 Tetorit 2017.

Imrane Thaqi, çdo herë i është gëzuar sukseseve të Kosovës, procese që bartin emrin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por Gjilani ka nevojë për një zhvillim më të madh ekonomik, ka nevojë të vazhdojë me përmirësimin e infrastrukturës, të ofrojë shërbime më efikase dhe më të shpejta, të krijojë hapësira të reja për gjeneratat e reja, të organizojë aktivitete që promovojnë tolerancën dhe mirëkuptimin ndaj grupeve të cenuara të shoqërisë tonë, dhe synime tjera që e bëjnë Gjilanin vërtetë qytet evropian.

Këto synime për Gjilanin më së miri di t’i realizojë PDK dhe kryetari Zenun Pajaziti me ekipin fitues për Gjilanin. PDK është forca e ndryshimit për Gjilanin.

Imrane Thaqi, nuk do të kursehet të jap kontributin e saj për avancimin e të drejtë së gruas dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për një zë të arsyeshëm.

Imrane Thaqi i kupton brengat e qytetarëve që punojnë për çdo ditë në mënyrë të ndershme për të siguruar një jetë sa më të mirë për fëmijët e tyre.

Si nënë e dy fëmijëve që jetojnë në diasporë, e kupton edhe nevojën për një zhvillim sa më të mirë të qytetit dhe shtetit tonë në mënyrë që rinia jonë e mrekullueshme të ketë mundësi të jap kontributin dhe të shfaq talentin për atdheun e tyre.

Gjatë qëndrimit 8 vjeçar në Barcelonë, ajo ka mësuar se si respektohet e zhvillohet kultura, sporti dhe edukimi. Këto vlera, dëshiron t’i bart edhe tek shoqëria dhe qyteti jonë i mrekullueshëm i Gjilanit.

Pak fjalë për Imrane Thaqin

Ka lindur më 14.08.1969, Gjilan. shkollimin fillor dhe të mesëm, gjithnjë me sukses të shkëlqyeshëm, e kreu në shkollën “Musa Zajmi” respektivisht në gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Si adhuruese e lëndës së matematikës, ka diplomuar në SHLP të Prishtinës në degën e Matematikës, për të vazhduar në programin Matematikë Informatikë të Fakultetit të Edukimit në Prishtinë.

Ka punuar në Shkollën Fillore “Musa Zajmi” deri në vitin 2003, për të vazhduar në Barcelonë, ndërsa nga viti 2012 punon si mësimdhënëse e matematikës në ShFMU “Vesel Muji” në Mihir dhe “Abaz Ajeti”.në Gjilan.

Punën e mësimdhënëses e bënë me vullnet dhe dashuri ndaj nxënësve prandaj edhe rezultatet asnjëherë nuk mungojnë.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë – tani inxhinier të Aeronautikës dhe Telekomunikacionit, të cilët punojnë në Finlandë.

Vjen nga një familje mesatare e cila ka gërshetuar të gjitha kohërat e zhvillimit të qytetit tonë, dhe ka përvojën dhe përkushtimin që të jap kontributin në zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve tanë, prandaj pret përkrahjen tuaj!

#PDK94
Imrane Thaqi #33

KOMENTE