Zhegra, ky fshat i figurave të mëdha historike, ka mbetur pa përkrahjen e shtetit tash e sa kohë. Investimet e pakta, infrastruktura bazike e përgjysmuar e mungesa e perspektivës, kanë bërë që shumë banorë të largohen nga fshati në drejtim të qytetit për një jetë më të mirë.
Zhegrës ju premtua Palestra e sporteve, e ajo nuk është gjëkundi. Ju premtua renovimi i shtëpisë së kulturës, por kjo nuk ndodhi. Ju premtua çerdhe, por as ajo nuk u ndërtua. Ju premtua e çka nuk ju premtua, mirëpo tashmë banorët e Zhegrës kanë vendosur të ndryshojnë votën. Më 22 tetor ata kanë vendosur të vetëvendosin, të bëhen pjesë e ndryshimit rrënjësor në qeverisjen komunale, dhe Lëvizjen Vetëvendosje e Sami Kurteshin e shohin si zgjidhje të vetme.
Banorët e fshatit mbështetje pos për kryetarin e ardhshëm Sami Kurteshi, kanë edhe për kandidatin për këshilltar komunal nga ky fshat, sociologun e politologun Xhelal Hajrullahu.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan
Sponsorizuar nga Vetëvendosje