• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Gjilan
  3. Luta premton ndërtimin e parkut më të madh të Gjilanit në “Livadhet e Arapit”
Gjilan Politikë Zgjedhjet Lokale

Luta premton ndërtimin e parkut më të madh të Gjilanit në “Livadhet e Arapit”

Redaksia 2LONLINE 9 Tetor, 2017 3 minuta lexim
 Luta premton ndërtimin e parkut më të madh të Gjilanit në “Livadhet e Arapit”

Lagjja “Qendra”, me anë të një tubimi madhështor të organoizuar sot, treguan se kjo pjesë dhe i tërë Gjilani po i jep mbështetje enorme vizionit të Lutfi Haziri për zhvillimin e qytetit të demokracisë.

“Në duam një vend më prosperues, një Gjilan me zhvillim ekonomik, një vend me mundësi të barabarta për të gjithë. Fitorja e madhe është shumë afër. Me Lutën katër plus”, thanë ata njëzëri.

E, Luta, përpos falenderimit të pafund, tha se ky tubimi është mesazhi më i mirë për partitë rivale.

“Partitë tjera do të ishin shumë të lumtur nëse e kishin mbajtur një tubim të tillë me krejt Gjilanin. Ky tubim, i një lagjeje, është mesazhi më i mirë se me 22 tetor do ta kryejmë punën, në mënyrë që t’i vazhdojmë punët e hajrit për qytetin tonë”, tha Haziri.

Kryetari Haziri tha se do të punojnë që Gjilanin ta bëjnë qendren më të madhe ekonomike, pas asaj kulturore e sportive, ndërkaq ka përmendur faktin që projekti i lumit “Mirusha” tashmë vec po përnfundohet.

“Në lagjen Qendra, përveç që jemi duke e çliruar qytetin prej ngulfatjes dhe aromës së keqe të “Mirushës”, jemi duke e ndërtuar edhe një shetitore, e cila do të përfundoj së shpejti. Do të krijojmë hapësirë më të mirë për qytetarët duke e rrënuar ish-objekti e Ekzekutivit dhe një pjese të ish-ndërtesës së burgut, ndërsa një pjesë do ta ruajmë me kërkesën e Shoqatës së të Burgosurve Politik. Po ashtu, jemi në proces të fillimit të rindërtimit të Stadiumit të Qytetit, sipas standardeve të FIFA dhe UEFA”, ka deklaruar Haziri.

I pari i gjilanasve ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm do ta ndërtojnë parkun më të madh të qytetit në “Livadhet e Arapit”.

“Në pjesen e “Deremahallës”, do të ndërtohet parku më i madh i qytetit pikërisht në “Livadhet e Arapit”, pastaj me kërkesë të shoqatës së Shurdhmemecëve do ta ndërtojmë një park në qendër”, ka nënvizuar Luta.

Në tubim janë prezantuar kandidatët për asamble komunale, Mirvete Hoxha, Teuta Suliqi, Arta Ramadani dhe Vineta Shaqiri,

sponsorizuar nga LDK

Etiketat:Lagjja “Qendra” LDK Luta
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
2LTV

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie

21 Maj, 2022
2LTV

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Sport

Nuhiu: Fitorja ndaj Ulpianës motivuese për ndeshjen e finales së Kupës së

21 Maj, 2022
Opinion

Iniciativa ekonomike e Kurtit hasi në mbështetje të plotë në Amerikë

21 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri mban konferencë për medie në selinë e LDK-së

21 Maj, 2022

Përfaqësim i dinjitetshëm i Shpresa Kurteshi Eminit në SHBA (FOTO)

9 Maj, 2022

Reforma në vend të paketimit të ri politik në LDK!

3 Maj, 2022

LDK në Gjilan përkrahë kampanjën për pastrimin e ambientit

15 Prill, 2022

LDK: Kjo qeverisje nuk do të mund të mbajë hapin e trashëguar nga qeverisja e kaluar, do të mbetet shumë larg nga pritshmëritë për një

21 Mars, 2022

Ata që fitojnë për të udhëhequr me pozita të rëndësishme në institucione janë të obliguar t’i raportojnë qytetarëve!

20 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com