Lutfi Haziri, i vetëdijshëm se ditët në zyrën e kryetarit të komunës së Gjilanit i ka të numëruara, i ka intensifikuar takimet lamtumirëse me përfaqësues të institucioneve dhe me qytetarë, të cilëve në fillim të mandatit iu pati premtuar investime enorme nga jashtë, por kundër shëtitjeve të panumërta jashtë vendit, të cilat i kushtuan shtrenjtë buxhetit të komunës, nuk u arrit asgjë konkrete.
Luta pati premtuar edhe shumë vende pune por përfundoj me punësimin e disa dhjetëra militantëve të LDK-së, pjesa më e madhe e të cilave janë punësime të përkohshme dhe joligjore, janë punësime me kontratë në vepër, që po ndodhin edhe këtë kohë zgjedhjesh, jo për shkak se ka nevojë komuna por sepse Luta ka nevojë për votat e tyre.
Sado që Luta në këto takime po premton se nëse e merr edhe një mandat do të fillon të punon për Komunën, askush nuk po i beson sepse tani më qytetarët e Gjilanit janë mësuar me premtimet e rrejshme të Lutës, që premton në fushatë e pasi ta fiton besimin e tyre, më shumë rrinë në kafeteri se në zyre.
Qytetarët e Gjilanit janë të vendosur që këtë herë të mos ju besojnë atyre që e nëpërkëmbën besimin e tyre, prandaj Lutës nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç se të vazhdoj me takimet lamtumirëse, që janë si kërkim falje për mashtrimet e mëhershme. Premtimet e Lutës se tash e tutje do të punon për Gjilanin, kësaj here nuk po pinë ujë në Gjilan.
Qytetarët e Gjilanit kanë vendosur që në komunën e tyre të bëjnë ndryshime, ata janë të vetëdijshëm se ndryshimet nuk vijnë me ata që i mashtruan gjilanasit 17 vite me radhë, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje