Drejtues nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjian, të shtunën kanë takuar bashkatdhetarët, e qëllimi i këtij takimi ishte falënderues për zgjedhjet nacionale dhe njëkohësisht informues për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Kryetarja e Qendrës dhe deputetja Besa Baftiu, i falënderoi për kontributin e vazhduar që bashkatdhetarët e kanë dhënë në vazhdimësi, e veçanërisht për zgjedhjet e fundit që, sipas saj, mërgata jo vetëm me votën e tyre por edhe me ndikimin e tyre tek familjarët ka bërë që të vijë ndryshimi, dhe i bëri thirrje që masivisht të votojnë edhe për zgjedhjet lokale që të ju kthehet Gjilani qytetarëve.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Hydajet Hyseni, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarë i kryesisë, deputeti dhe anëtari kryesisë Sami Kurteshi, të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe i falënderuan për kontributin e tyre që e kanë dhënë dhe ende vazhdojnë të kontribuojnë për shtetin e tyre.
I pranishëm ishte edhe anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili i njoftoi më shumë bashkatdhetarët për procedurat e aplikimit për zgjedhjet lokale dhe mënyrën e votimit.