DYLON

U jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Alidema

U jepet lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Alidema
Avatar photo Redaksia

Katër trupat e pajetë viktima të aksidentit në Prishtinë, që të gjithë anëtarë të familjes Alidema nga Pozherani, sot i mbuloi dheu.

Jetët e tyre u shuan për një natë në një aksident trafiku në rrethrotullimin e Prishtinës.

Në varrezat e Pozheranit në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortëve të tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema që humbën jetën në një ngjarje të rëndë.

EkoHigjiena

Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurëve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.

Familja Alidema ka falënderuar të gjithë të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodhi.

BURIMI: /RadioPozherani/PlusTv/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.