“Kryetari i ardhshëm I Gjilanit, Sami Kurteshi, i shoqëruar nga kandidatët për këshilltarë komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka zhvilluar takime me banorë e fermerë të fshatit Bresalc e Ponesh, nga ku ka shpalosur programin qeverisës për katër vitet e ardhshme për Gjilanin”.
Programi që parasheh subvencione të mëdha për bujqit e fermerët, u mirëprit nga banorët e fshatrave duke konsideruar si pjesë të pashmangshme të zhvillimit të aktivitetit bujqësor në këto fshatra.
Në ndërkohë, Sami Kurteshi, iu premtoi kushte më të mira për përpunimin dhe ruajtjen e prodhimeve vendore dhe modernizimin e tregut për bujqit dhe prodhuesit vendor.
Sposnorizuar nga Vetëvendosje