“Në Përlepnicë, në njërin nga fshatrat më të mëdha të komunës së Gjilanit, u hap Zyra e Shtabit të Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo tregon për zellin e madh të Kryetarit të Pikës, anëtarëve të Kryesisë si dhe aktivistëve e anëtarëve e qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosjes”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.
Tutje në komunikatë thuhet se: “në hapjen e Zyrës së Shtabit të Pikës të pranishëm ishin: Kryetari i Qendrës, Nevzad Isufi, shefi i sapo zgjedhur i Shtabit të Qendrës. Ali Arifi, anëtarë të Kryesisë së Qendrës dhe 3 kandidatët për deputet: Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Arijeta Rexhepi dhe Alban Hyseni, të cilët, ishin të mirënjohur e të mirëpritur për pikën dhe aktivistët. Ata folën dhe u përgjigjen në interesimet e të pranishmëve. Munguan kandidatët: Hydajet Hyseni dhe Luan Aliu”.
“Nga të pranishmit u diskutua dhe rreth detyrave të reja të Shtabit të Pikës, bashkëpunimin me Shtabin e Qendrës dhe formës së mobilizimit dhe realizimit të objektivave që qojnë drejt fitores së thellë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në fund të komunikatës. /2LONLINE.com/