“Personat me nevoja të veçanta i gjetëm të mbushur me mllef me institucionet e vendit, të cilat deri sot, këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë, e kanë lënë anash dhe e kanë diskriminuar padrejtësisht”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Prej qasjes më të lehtë në trotuare, shenjëziminin e alfabetit për të shurdhër nëpër institucione, e deri tek interpreti, që duhet domosdoshmërish të jetë në çdo institucion, ishin disa nga kërkesat kryesore të tyre, që i shpalosën para Arijetë Rexhepit dhe Alban Hysenit, kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet tutje në komunikatë.
“I garantuam se me qeverisjen e re, me Albin Kurtin Kryeministër, kjo kategori do ketë dhe do marrë trajtim dinjitoz nga institucionet tona. Bashkë me njëri-tjetrin, e pranë njëri-tjetrit, u dakorduam që referendumin e 14 shkurtit ta bëjmë fitore të thellë të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në fund të komunikatës.