DYLON

256 TË SHËRUAR DHE 288 RASTE ME COVID-19!

256 TË SHËRUAR DHE 288 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.842 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 288 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (90 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (88 vjeç), Prishtinë 1 rast (71 vjeç) dhe Prizren 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 58.687 raste nga 223.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.471 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 256 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.337 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.879.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Podujevë 27 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Deçan 17 raste, Gjilan 15 raste, Suharekë 13 raste, Ferizaj 11 raste, Klinë 7 raste, Lipjan 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Malishevë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 4 raste, Viti 4 raste, Prizren 3 raste, Istog 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik, Obiliq dhe Shtërpcë./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.