LDK-ja e Gjilanit, Më saktë gruaja « afariste » e kësaj partie, ka shpërndarë një gënjeshtër se gjoja LDK e ka « dështuar një tubim të Lëvizjes së « kuqe ». Na duhet ta informojmë opinionin e gjerë se kjo është një gënjeshtër e radhës e LDK-së, në radhën e shumë rrenave bajate që po bënë para opinionit gjilanas.
Edhe pse gënjeshtrave të tilla të LDK-së askush nuk iu beson na, duhet ta informojmë se LV në këtë kohë ka pasur në agjendë asnjë tubim me qytetarë. Për hirë të realitetit duhet të themi se Kandidati i Vetëvendosjes , Sami Kurteshi me ftesën e disa sindikalistëve të pakënaqur është informuar nga ana tyre për krimin e madh ekonomik që është bërë në Gjilan. Është po kjo LDK që ka hedhur në rrugë mijëra punëtorë dhe ka lënë pa bukë familjet e tyre tash e sa vite.
Vetëvendosje nuk njeh dështime, por po ecë përpara nga njëra fitore në tjetrën. Fitorja e radhës është më 22 tetor të këtij viti. Pra, kjo është Lëvizja e madhe që pret fitoren e madhe. Nuk ka gënjeshtër që mund ta ndalë rrugën e saj.
sponsorizuar nga Vetëvendosje