DYLON

Ministri Rrustem Berisha priti ambasadorin e Norvegjisë, Strand Sjaastad

Ministri Rrustem Berisha priti ambasadorin e Norvegjisë, Strand Sjaastad
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) z. Rrustem Berisha priti në vizitë, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Kosovës, z. Per Strand Sjastad.

Fillimisht, ministri Berisha e falënderoi ambasadorin Sjaastad për kontributin e Mbretërisë së Norvegjisë, të qeverisë dhe të popullit norvegjez ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj ndër vite në shumë fusha, sidomos në fushën e sigurisë.

Gjithashtu ministri i FSK-së tha se e gëzon fakti që MFSK-ja ka marrëdhënie të mira me Ambasadën norvegjeze dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Norvegjisë. Ai po ashtu shprehu kënaqësinë e tij, që tanimë janë iniciuar marrëveshje zyrtare bashkëpunimi dhe është duke u punuar rreth konkretizimit të tyre.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ministri Berisha çmoi lart edhe mbështetjen që Norvegjia ka dhënë për MFSK-në në hartimin e Planit të Integritetit, ku si fryt i këtij bashkëpunimi MFSK –ja ka arritur që të jetë prijëse në hartimin dhe prezantimin e tij para institucioneve dhe opinionit të gjerë.

Ministri i FSK-së z. Berisha gjatë takimit e njoftoi ambasadorin norvegjez edhe me hapat që janë duke u ndërmarrë nga institucionet vendore për arritjen e konsensusit për transformimin e FSK-së në FAK. Z. Berisha tha se procesi i transformimit do të jetë transparent, i koordinuar mirë me faktorin e brendshëm dhe gjithashtu me NATO-n dhe partnerët strategjikë.

Ministri tha se krijimi i FAK-ut do të jetë në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, race etj.

Nga ana tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, zotëri Stand Sjaastad e përgëzoi ministrin Berisha për detyrën dhe u shpreh i bindur se marrëdhëniet e mira ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, ambasadori norvegjez tha se vendi i tij vazhdon të jetë i angazhuar për Ballkanin e më këtë rast edhe për Kosovën, duke qenë se është anëtare e NATO-s për zhvillimin e sektorit të sigurisë ka të njëjtin qëndrim siç e ka edhe Aleanca. Me rëndësi është se Norvegjia mbështet zhvillimin dhe avancimin e FSK-së nëpërmjet konsensusit të brendshëm dhe në pajtim me Kushtetutën e vendit, u shpreh ai.

Ambasadori norvegjez premtoi përkrahje dhe angazhim në drejtim të arritjes së memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë si mundësi për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit me aktivitete konkrete.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.