Lëvizja Vetëvendosje! sikur koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma ka dalë kundër idesë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për një qeverisje me përfshirje të gjerë e të qëndrueshme.
Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Aida Dërguti, ka deklaruar për Epoka e Re se një qeverisje e tillë, pa ndryshim të kursit, do të nënkuptonte vulosje për dëme të reja që do t’i bëheshin Kosovës.
“Qeverisja gjithëpërfshirëse, pa ndryshim të kursit, nënkupton vulosje të fuqishme për dëme të reja që do t’i sjellin Kosovës. Vazhdimi i dialogut pa kushte me Serbinë, nënkupton pranim të kushteve të reja e të dëmshme të cilat vazhdimisht i ka vënë Serbia në dëm të interesave të shtetit të Kosovës”, ka thënë Dërguti.
Ajo ka vlerësuar se sfidave të ardhshme që i ka Kosova do të mund t’u përgjigjet vetëm një qeveri që ka prioritet sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Sipas saj, një qeveri e tillë do të jepte garanci drejt integrimit të Kosovës në BE.
Për më tepër:
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=48615&Ctype=1