Sot kandidati për Kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me disa kandidatë për asamble komunale dhe aktivistë të tjerë vizituan Panairin Vjeshtor të Ndërmarrësisë.
Me këtë rast, Sami Kurteshi, u informua nga afër me prodhuesit vendor lidhur me vështirësitë dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen.
Ndër problemet më të mëdha është sigurimi i tregut vendor, ndërkohë që kudo dominojnë prodhimet e huaja nga shtete të ndryshme në tërë Kosovën si nga Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Turqia. Të gjitha këto prodhime janë me një cilësi shumë më të dobët, por që po rrezikojnë seriozisht prodhimet vendore, thonë në Vetëvendosje.
Nga ana tij, kandidati Sami Kurteshi tha se me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, prodhimet vendore do të përkrahen e ndihmohen me prioritet që nga kultivimi i tyre, e deri te sigurimi i konsumimit sa më të madh në tregjet vendore dhe jashtë.