DYLON

Dy pjesëtarë të FSK-së certifikohen Instruktorë të Trajnimit Fizik

Dy pjesëtarë të FSK-së certifikohen Instruktorë të Trajnimit Fizik
Avatar photo Redaksia

Në Shkollën Ushtarake të Anglisë të Trajnimit Fizik, FSK sot pati dy arritje. Dy pjesëtarë të stafit të saj u kualifikuan të suksesshëm si instruktorë të trajnimit fizik.

Pjesëtarja e FSK-së Gentiana Karpuzi u bë e para femër ushtare jo angleze që përfundoi tërësisht kursin e ushtrisë britaneze, “Kursin e Instruktorëve të Trajnimit Fizik”.
Ky kurs rigoroz tridhjetë (30) javor është i hapur vetëm për ushtarët më të mirë të ushtrisë së Britanisë të cilët dëshirojnë të specializohen në fushën e trajnimit fizik.

Po ashtu edhe pjesëtari Emir Vllasa ka përfunduar “Kursin e instruktorit të trajnimit fizik të të gjitha armëve”. Në këtë kurs studentët mësojnë të ngritin programe të trajnimit fizik dhe të udhëheqin seanca të trajnimit në palestër.

EkoHigjiena

Për të përcjellë nga afër këtë ceremoni të certifikimit në Shkollën Ushtarake të Anglisë të Trajnimit Fizik, ishin të pranishëm edhe drejtor i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK gjeneral brigade Zymer Halimi, Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së Kolonel Naim Haziri dhe ambasadori i Kosovës në Londër Lirim Greiçevci.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.