“Sot, në një takim me pensionistët diskutuam e u njoftuam me problemet e mëdha e të vazhdueshme të tyre në Republikën e Kosovës. Pensionistët u mirëpritën nga kandidatët për deputet: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Labinotë Demi Murtezi dhe Arjeta Rexhepi, si dhe nga anëtari i kryesisë Ismajl Kurteshi”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.
“Nga vjedhja e fondeve të pensioneve nga regjimi i kaluar e deri tek mostrajtimi adekuat i kësaj kategorie në vendin tonë nga qeveritë e kaluara, kanë bërë që pensionistët të ndihen të lënë anash. Ata, tanimë po e shohin Lëvizjen Vetëvendosjes si të vetmen shpresë për realizimin e qëllimeve të tyre dhe kthimin e dinjitetit për ta> thuhet tutje në komunikatë.
“Referendumi i 14 shkurtit, do përkrahet maksimalisht edhe nga pensionistët gjilanas, e kjo përkrahje do jetë vula e fitores madhështore”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes.