Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, bashkë me asambleistë e deputetë të Lëvizjes, vizituan fshatin Miresh të Gjilanit.
“Në takimet që patëm me banorët e këtij fshati bashkëbiseduam për probleme të shumta që i preokupojnë ata”, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje, për të vazhduar:
“Përfundimi i projektit të kanalizimit (ku ujërat e zeza derdhen në lum), furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë, problemet infrastrukturore, mungesa e çerdhes janë disa nga kërkesat e shumta të banorëve, kërkesa për të cilat i’u është premtuar zgjidhje para shumë viteve nga pushteti lokal e për realizimin e të cilave nuk është punuar”.
“Ndryshimi i qeverisjes lokale është i domosdoshëm edhe për Mireshin”, thuhet në fund të komunikatës së Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan. /2LONLINE.com/.