Në fshatin Cërnicë të Gjilanit, sot u hap Zyra e Shtabit të Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Të pranishëm në hapjen e Zyrës së Shtabit ishin: Kryetari i Qendrës Nevzad Isufi, Kryetari i Pikës Nexhmedin Miftari si dhe kandidatët për deputetë: Arijeta Rexhepi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Alban Hyseni, Luan Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi.
“Të pranishëm ishin gjithashtu edhe aktivistët e Pikës Cërnicë, të cilët treguan gatishmërinë për angazhim maksimal, për fitoren e madhe të 14 shkurtit”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. /2LONLINE.com/.