(2L ONLINE) – Në vazhdën e takimeve me qytetarë, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, kanë bashkëbiseduar me përfaqësues të shtresave e grupeve të ndryshme të qytetarëve nga lagjja Arbëria.
Në këtë takim prezent ishte Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu si dhe Përparim Muji të cilët vazhduan me shpalosjen e Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje
Ismajl Kurteshi, tha se programi i tyre përveç se paraqet dokumentin e vetëm të këtillë në vend, me fitoren në Prishtinë edhe kanë treguar se janë po ashtu të vetmit ata që edhe i përmbahen asaj se çfarë kanë thënë dhe premtuar.
“Lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit e në anën tjetër duke respektuar vendin e punës dhe duke ia kthyer qytetarëve komunën është treguesi dhe shembulli se si do të jetë Kosova pas 8 qershorit, ku me besimin tuaj ne do të qeverisim vendin ashtu siç duhet dhe meritoni”, tha Kurteshi.
Ndëersa Besa Baftiu, tha se arsyet se pse duhet përkrahur Lëvizjen tuaj dhe tonë, janë të shumta. Duke filluar nga varfëria e skajshme dhe papunësia në numër shumë të lartë janë vetëm disa nga indikatorët influetues për orientimin tuaj në zgjedhjet e 8 qershorit. Ndryshime këto që mund ti sjell vetëm Lëvizja Vetëvendosje me Alternativën Qeverisëse.
Besa Baftiu, si punëtore e shëndetësisë, tha se qeverisjet e deritashme shëndetësinë si një ndër faktorët më të rëndësishëm të shoqërisë e kanë sjellur në gjendje të mjerueshme. Këto do të ndryshojnë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me asnjë subjekt tjetër.
Kurse Përparim Muji tregoi për arsyet se pse ai i është bashkuar Vetëvendosjes. Sipas Mujit, Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt i cili korrupsionin si dukuri të përhapur në skenën politike, e lufton dhe nuk e pranon.
E si arsye gjithashtu shumë të rëndësishme ai e sheh ekzistimin e Alternativës Qeverisëse, pra programit me të cilin gjendja në vend do të mund të ndryshojë.
Muji tha se është pjesë e listës e një liste të denjë, një liste ku nuk ka krim e të dënuar.
Përfaqësues të Vetëvendosjes thanë se përfaqësuesit e lagjes Arbëria, ishin të interesuar të mësojnë më tepër rreth Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrat se si ajo e sheh ndryshimin e gjendjes në Kosovë. E ata që e elaboruan programin qeverisës ishin kandidatët për deputetë, sipas të cilëve ndryshimet me Lëvizjen Vetëvendosje janë të mundshme. /2l Online/