“Në takimin e mbajtur në Livoç të epërm, qytetarët dhe aktivistët i gjetëm më të përgatitur se kurrë për fitoren e madhe të 14 shkurtit. Në takim morën pjesë kandidatët për deputetë: Arijeta Rexhepi dhe Luan Aliu”, bëhet e ditur në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Luan Aliu tha: “Ne duhet të mobilizohemi sepse vetëm me mobilizim mund ta bëjmë ndryshimin e madh”. Ndërsa Arijeta Rexhepi shtoi se fitoren e kemi të sigurt, por nuk mjafton vetëm të fitojmë në këto zgjedhje, duhet të fitojmë bindshëm.
“Me mobilizimin që e pamë këtu dhe që po e shohim në çdo takim tjetër, fitorja bindëse e Lëvizjes dhe ndryshimi i madh është i pashmangshëm”, thuhet në komunikatë.