DYLON

PDK: Gjilani në këmbë për “rimëkëmbje”

PDK: Gjilani në këmbë për “rimëkëmbje”
Avatar photo Redaksia

“PDK, pas reformave të viteve të fundit, po përqafohet me shumicë nga qytetarët e të gjitha rajoneve, e veçmas Gjilanit e Anamoravës. Fryma e PDK-së po ndjehet kudo. Qytetari po rikthehet në rrënjë, në traditë, rreth partisë së çlirimtarëve, bashkë me rininë, proceseve të mëdha si Rambujeja , çlirimi dhe shpallja e Pavarësisë, modernizimit të infrastrukturës e tash, rimëkëmbjes së gjithanshme pas pandemisë. Kur populli është sfiduar me vështirësi të mëdha, në periudha të vështira, është mbështetur në PDK-në, që ofron edhe shpresë, dije, vullnet, trimëri dhe dinjitet” thuhet në  komunikatën e PDK-së së Gjilanit.

Më tej thuhet:

EkoHigjiena

Gjilani sot frymonte PDK, po i bashkohet partisë shtetndërtuese dhe për ekonomi zhvilluese. E atakuar nga të gjitha anët përkohësisht, sepse ishte e para për kohë të gjatë, PDK-në e bëri vetëreflektuese, reformatore dhe tash, u kthye te gjiri i saj, te populli. Sot, populli u besatua në PDK-në, për Zgjedhjet e Përgjithshme të 14 Shkurtit. Shkurti kurrë nuk ka qenë më i gjatë, sa ky që do të vije, për shkak se sot, gjilanasit, e shprehnin entuziazmin që mezi presin që në kutitë e votimit ta votojnë PDK-në, Rimëkëmbjen, kandidatët e Gjilanit e të krejt Kosovës!

Gjilani zgjodhi sot, partinë e vetme me program, partinë e vetme që iu ka kthyer problemeve të vërteta të qytetarëve, e veçmas pas pandemisë, rimëkëmbjes e ekonomisë. PDK po rikthehet në entuziazmin e vitit 2007, sepse PDK-ja e votoi Pakon e Rimëkëmbjes për hir të qytetarëve edhe sa ishte në opozitë, ndërsa tash qytetarët e Gjilanit e Kosovës, po i bashkohen radhëve të saj, për ta votuar RIMËKËMBJEN, të udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në rrezikun e dikurshëm iu bashkua prijësve të PDK-së, ndërsa tash, në krizë të madhe me pandemi, ekonomi e izolim të gjatë, po i rikthehet PDK-së, për t’ia besuar drejtimin e shtetit në rimëkëmbje.

PDK ka struktura të fuqishme, profesionistë të njohur dhe qytetarë entuziaztë. Organizimi, profesionalizmi dhe vullneti, janë tri shtyllat e domosdoshme për shtetin,  thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.