“Sami Kurteshi, kryetari i ardhshëm i Gjilanit, ka vazhduar takimet me qytetarë nga anë të ndryshme. Pritje sonte i bënë banorët e lagjës së Kepëve, të cilët pos mikpritjes së ngrohtë, i dhanë besimin se mbështesin pa kushte kryetarin z. Kurteshi dhe programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Gjilanit, thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizjeje.
“Takimet e kryetarit bashkë me kandidatët për Kuvend komunal, do të vazhdojnë në çdo lagje të qytetit e çdo shtëpi të fshatit, për të pasqyruar programin e jashtëzakonshëm që ka LV, e cila ndihmon në përmirësimin e jetës sociale e ekonomike të qytetarit të rënduar të Gjilanit dhe fshatrave përreth”, thuhet në fund të komunikatës së Lëvizja Vetëvnedosje Qendra në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje