Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportin e Komisionit hetimor parlamentar për 6 shtetasit turq.
Deputeti Xhelal Sveçla, nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i Komisionit hetimor parlamentar dhe Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetar i këtij komisioni dorëzuan kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshmë parlamentare për të shqyrtuar e votuar Raportin me gjetjet e Komisionit. Kjo seancë është kërkuar të mbahet me të hënën më 24 qershor, ora 11:00.
31 shkeljet e gjetura nga ky komision hetimor dhe Raporti i plotë janë miratuar nga vetë Komisioni hetimor, por për shkak të zvarritjes nga Kryesia e Kuvendi ende nuk kanë dalë në rend të ditës në seancë të rregullt.
Në këto kushte deputetët iniciues dhe deputetët nënshkrues dorëzuan sot kërkesën zyrtare për seancë të jashtëzakonshme.